MENU
klinika

Tani jo në muzikë...

Taylor Swift po vjen në ekran me projektin më interesant!

03.06.2021 - 10:08

Taylor Swift është personifikim i fjalës sukses, e cila gjatë karrierës së saj ka arritur të shënojë rekorde të njëpasnjëshme.

Së fundmi ajo po bëhet gati të kthehet në ekranin e madh. Sipas mediave të huaja, Swift do të shfaqet në filmin me metrazh të gjatë të David O. Russell. Në projektin që tashmë ka përfunduar prodhimin, luan Margot Robbie, Christian Bale dhe John David Washington.

Këngëtarja ka luajtur në filmat “Cats” 2019, “Valentine’s Day” apo “The Giver”. Kohët e fundit, Swift fitoi çmimin për albumin më të mirë të vitit në Grammy. “Folklor” ishte albumi më i shitur në vitin 2020.

“Karriera e Taylor Swift është e pakrahasueshme, muzika dhe ndikimi i saj kanë bërë ndikuar miliona njerëz në të gjithë botë. Ajo ka përdorur platformat e saj për të nxjerr në pah shumë çështje globale, ndërsa kohët e fundit është përgëzuar për punën e saj në promovimin e pranimit të komuniteti global”, tha Brit Awards në një deklaratë.

Ajo është e para artiste femër që ka fituar çmimin “Ikonë Globale” në Brit Awards. Kujtojmë se fituesit e mëparshëm të çmimit “Ikonë Globale” janë Elton John, Robbie Williams dhe David Bowie.

Ditë më parë, Swift theu rekordin e mbajtur në Britani nga Beatles për 54 vjet me publikimin e albumit të ri “Fearless”.

Sipas Official Charts, Taylor Swift tani ka albumin e tretë numër 1 në top listat dhe në më pak se një vit dhe theu një rekord të ri në vend.