Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ministrja Balluku ishin të pranishëm në ceremoninë e shpalljes së ankandit për ndërtimin e parqeve eolike, ku Shqipëria do të jetë një alternativë më shumë për prodhimin e energjisë duke shfrytëzuar një tjetër burim, siç është era.
Parqet eolike, ose ndryshe parqet që prodhojnë energji të rinovueshme nga era, të cilat do të kontribuojnë në diversifikimin e mëtejshëm të burimeve energjitike të vendit, duke prodhuar energji të pastër.
Ky ankand, siç edhe ministrja u shpreh, do tu japë mundësi kompanive konkurruese të ofertojnë çmimin më të ulët.
Shpallja e këtij ankandi i vjen në ndihmë investitorëve, duke i ftuar që në ndërkohë të identifikojnë dhe zonën ku do të ndërtojnë impiantin eolik, në mënyrë që të përdorin të gjithë kohën e disponueshme nga shpallja e ankdandit e deri te hapja e ofertave për të kryer matjet e nevojshme në zonë, pasi këto matje kërkojnë 12-15 muaj.
Balluku: Sektori elektro-energjetik ka pësuar një reformim të thellë, me rezultatet të dukshme. Duke nisur nga investimet e mirë studiuara që ne kemi bërë për të përmirësuar të gjithë sistemin e shpërndarjes. Për uljen e humbjeve teknike deri tek rritja e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike në vend.
Në 2 vitet e fundit, përmes ankandeve që janë zhvilluar në Shqipëri, për të gjitha ato kompani që kanë marrë guximin për të marrë pjesë në këto procese, duhet të themi që kemi arritur rezultate të shkëlqyera që na kanë vendosur në çmimet rekord të blerjes së energjisë elektrike nga parqet photovoltaic në Europe, siç kemi pasur ankandin e parë, atë të Karavastasë dhe atë të Pistallës.
Kjo eksperiencë, e krijuara 24 muajt e fundit padyshim na ka shtyrë për të vazhduar bashkëpunimin me BERZH. Energjia e prodhuar nga uji zë mbi 99% të kapaciteteve të prodhimeve vendase.
Sot ndodhemi këtu për të hapur një ankand tjetër, të një lloji tjetër burimi alternativ të energjisë së rinovueshme, që është ankandi i energjisë eolike, një ankand që do të japi mundësinë e ndërtimit të parqeve eolike, ose ndryshe parqet që prodhojnë energji të rinovueshme nga era. Ankandi do tu japi mundësi ofruesve të prezantojnë projektet. I japim mundësi të gjitha kompanive konkurruese të ofertojnë çmimin më të ulët. Do të ketë dy faza për vlerësimin e këtij ankandi. Faza e parë do të zgjasë 12 muaj. Faza e dytë do të vlerësohet ofertat financiare.