Pas lajmit se studentja 20-vjeçare në Greqi u vra nga bashkëshorti i saj, ka reaguar edhe zv.kryeministri shqiptar Erjon Braçe, i cili thotë që mediat greke duhet të kërkojnë falje, pasi autorët nuk janë shqiptarë, ashtu siç është raportuar herë pas here.
Me anë të një postimi në Facebook, Braçe teksa vlerëson punën e autoriteteve greke, hedh kritika ndaj mediave helene, për të cilat thotë se janë të mbytur nga steriotipet me baze etnike dhe raciste.
“Ah media greke e mbytur nga steriotipet me baze etnike e një pjese edhe raciste, duhet të bëj një hap pas e të kërkojë ndjese. Për jave te tera vuri shqiptaret në shënjestër, madje një pjesë i shpalli fajtore, jo vetëm që nuk ndihmoi hetimin, por i mori kohe hetimit duke e shtyre e vene nen presion me një pistë të paqene, të rreme, të pavërtetë”, shkruan numri dy i qeverisë shqiptare”, shkruan Braçe në Facebook.
REAGIMI I PLOTE I ERJON BRACES
Pra, Carolinen nuk e ka vrare nje shqiptar! Ss nje bande shqiptaresh dhe as nje bande romesh nga shqiperia, “ata qe kryejne krime te perbindshme ne vendin fqinje”!
Prej dites kur u njoftua krimi makaber, ores, oreve e diteve qe pasuan, mbushur me lajme te medias greke se “vrasesit jane shqiptare”, “vrasesit folen gjuhe te perafert me shqipen”, “vrasesit mund te jene nje bande romesh nga Shqiperia qe vjedhin e pasojne me krime te perbindshme”, kam uruar te mos jete e vertete! E verteta doli ne drite te diellit dhe vrasesi nuk eshte nje shqiptar, as shume te tille!
Ndaj sot, te gjitha agjensite ligjzbatuese greke, meritojne nje duartrokitje te madhe per punen, profesionalizmin, kembenguljen per ti shkuar krimit deri ne fund, zbardhjen dhe arrestimin e autorit te nje krimi te perbindshem!
Po media greke?
Ah media greke e mbytur nga steriotipet me baze etnike e nje pjese edhe rraciste, duhet te bej nje hap pas e te kerkoj ndjese; Per jave te tera vuri shqiptaret ne shenjester, madje nje pjese i shpalli fajtore, jo vetem qe nuk ndihmoi hetimin por i mori kohe hetimit duke e shtyre e vene nen presion me nje piste te paqene, te rreme, te pavertete!
I keqardhur pafund per kete! Krimi nuk ka komb, as kombesi! Krimineli eshte njesoj i tille pavaresisht pasaportes, pasaportave; Duhet trajtuar njesoj, sipas ligjit e me ashpersine qe buron prej tij;
Agjensite tona ligjzbatuese duhet te jene edhe me afer, te bashkepunojne edhe me fort, intesivisht per ti bere kufijte e vendet tona edhe me te sigurta, duke ju ofruar qytetareve tane paqe e qetesi!
ZBARDHJA E VRASJES
Bashkëshorti i studentes 20-vjeçare e cila u gjet e vrarë disa javë më parë në Greqi, ka pranuar autorësinë e krimit. Mediat greke bëjnë me dije se pas 8 orësh pyetje nga policia greke, 32-vjeçari Babis Anagnostopoulos ka pranuar këtë të enjte se ka qenë ai që ka vrarë bashkëshorten e tij.
Ai rrëfeu tek autoritetet se bashkëshortja e kishte kërcënuar se do merrte fëmijën 11 muajsh dhe do të largohej. Provat që kishte siguruar policia ishin të pakontestueshme ndaj 32-vjeçari u detyrua që të pranojë fajin çka çoi dhe në arrestimin e tij.
PROVAT QË FUNDOSËN AUTORIN
Pas më shumë se një muaji hetimesh, policia arriti të gjejë prova të mjaftueshme për të identifikuar 32-vjeçarin si autor të vrasjes së studentes 20-vjeçare. Në deklaratat që ai ka dhënë në polici kanë qenë kontradiktore.
Së pari, nga ekspertiza shkencore që i është bërë të gjitha provave, ora biometrike e 20-vjeçares regjistroi një rritje të shpejtë në rrahjet e zemrës së saj gjatë kohës së krimit dhe më pas kjo shenjë jetike u ndal.
Së dyti, rezulton se bashkëshorti ka dhënë deklaratë të rremë. Ai është shprehur në polici se grabitësit hynë në shtëpi dhe e kanë lidhur me litar, por nga analizimi i celularit të tij, aplikacioni që mat hapat e bërë, ka regjistruar lëvizje të tij nëpër shtëpi.
Së treti, kamerat e sigurisë rreth shtëpisë duket sikur nuk kanë regjistruar momentin kur kanë hyrë grabitësit, duke hedhur dyshimin se ato janë fshirë.
SI NDODHI KRIMI
Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 11 maj në zonën e Glyka Nera në perfieri të Athinës. 20-vjeçarja Caroline Crouch u gjet e vrarë në papafingon e shtëpisë së saj pranë foshnjës 11-muajshe.
Ishte vetë bashkëshorti i cili lajmëroi policinë duke deklaruar se 3 persona hynë në banesë për të grabitur. Më tej ai tregoi se grabitësit e lidhën 32-vjeçarin në një karrige ku më pas i ka rënë të fikët.
Deklaratat e tij vunë në lëvizje autoritetet greke për të kërkuar 3 autorët e “grabitjes” duke i shtrirë kërkimet e tyre në Shqipëri, Rumani dhe Gjeorgji. Por sa më shumë hetonin, aq më shumë autoritetet iu afruan të vërtetës duke dalë në konkluzionin se nuk ka ndodhur asnjherë grabitja, deri në momentin që bashkëshorti pranoi autorësinë e krimit.