MENU
klinika

foto

Zbulohet një nga dinozaurët më të mëdhenj në botë

08.06.2021 - 10:32

Në Australi është zbuluar një dinozaur i quajtur “Australotitan” (ose Titan i Jugut) dhe është  6.5 metra i gjatë.

Është një nga dhjetë deri në 15 dinozaurët më të mëdhenj të zbuluar ndonjëherë në Tokë dhe më i madhi në Australi, raporton BBC.

Pjesët e fosilizuara të skeletit të dinozaurit të gjigant, u zbuluan për herë të parë në zonën Eromanga të Queensland në jugperëndim në 2007, kur filluan gërmimet, të cilat vazhdojnë ende.

Shkencëtarët,  pas një studimi të gjatë të fosileve, i kanë bërë tani njoftimin në revistën shkencore PeerJ, sipas “New York Times” dhe BBC, dhe vlerësohet se bëhet fjalë për  një dinozaur barngrënës, me qafë shumë të gjatë, bisht dhe këmbë të gjata, ​​me peshë 70 tonë dhe jetonin 92 deri 96 milionë vite më parë.

Për shkak se Australia është kryesisht e rrafshët dhe pa vargmale dhe gryka, të cilat gradualisht do të ekspozonin fosilet për shkak të erozionit të shkëmbinjve, ajo konsiderohet si një nga vendet më të vështira në botë për të zbuluar kockat e dinozaurëve.

Zbulimet zakonisht bëhen nga fermerët të cilët lokalizojnë fosilet kur dalin në sipërfaqe.

Kosova sot

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”