MENU
klinika

Mbreti dhe Shqipëria

“Zogu, do të kishte qeverisur me sukeses”

07.06.2021 - 11:35

        Zgjatja (Shtojca) e konstatimeve

I nderuari John Sparkman nga Alabama në Senatin e Shteteve të Bashkuara


E hënë, 22 maj 1961.

Z. Sparkman: Zoti President, muajin e kaluar, mbreti Zog I, sovrani në ekzil i Shqipërisë, vdiq. Z. Hugh Grant – tani në Augusta, Ga.; më parë në Alabama – një ish-ministër në Shqipëri, ishte një mik i ngushtë i mbretit Zog. Ai ndjeu që mbreti qëndronte për demokracinë në mbretërinë e tij të vogël të Shqipërisë dhe kishte shpresë, se do të ishte në gjendje ta sillte atë vend edhe një herë në shtresat demokratike.

Më 10 Prill 1961, në Augusta, Ga., “Chronicle” botoi historinë e “Associated Press” që fliste për vdekjen e mbretit Zog. Në të njëjtën çështje, shfaqet një intervistë me Z. Grant. Unë besoj se intervista, veçanërisht, do të duket interesante dhe mund të shërbejë për të kujtuar luftën e vazhdueshme nga disa në interes që Shqipëria të rifitojë botën e lirë.

Kërkoj pëlqimin unanim që të dy lajmet të shtypen në “the Appendix of the Recorp” (Shtojcën e Recorp).

Duke mos pasur asnjë kundërshtim, artikujt u urdhëruan të shtypen në Recorp, si më poshtë:

Virtytet e Zogut kujtohen – vdekja e Mbretit trishton Augustanin, ish-Ministrin

Vdekja e mbretit Zog I, sovranit në ekzil të Shqipërisë, trishtoi Hugh Grant-in nga Augusta, i cili ishte ministër i SH.B.A.-së në mbretërinë e Zogut, për 4 vjet, para pushtimit të Musolinit.

Grant u takua me mbretin më 1935 dhe e kujton atë, si një udhëheqës të vërtetë dhe ushtarak të shkëlqyer.

Ai beson se shumë prej historive shumëngjyrëshe që rrethojnë Zogun e kanë origjinën nga italianët, të cilët, dëshironin ta diskreditonin atë për arsye politike.

Thirreni patriot

“Ai ishte shumë inteligjent dhe i informuar mirë, për çështjet politike në Evropë. Ai ishte i arsimuar mirë dhe ishte një nga shqiptarët më patriotë që kam takuar ndonjëherë”, – pohoi Grant.

Përkundër shumë raporteve, Augustan-i (term për banorët në Augusta) tha se, Zogu po bënte përparim në Shqipëri dhe po e çonte vendin e tij drejt stabilitetit. “Nëse fashistët nuk do të kishin ardhur, ai do ta kishte qeverisur Shqipërinë me sukses,” – shtoi ai.

Dita e fundit: 6 Prill 1939

Ende mbetet e gjallë në kujtesën e Grantit, dita para pushtimit të Musolinit në Shqipëri (6 prill 1939), kur Zogu e thirri atë në pallat për audiencën e tij të fundit, me një diplomat të huaj.

“Mbretëresha sapo kishte lindur fëmijën e saj të parë dhe Musolini, sapo i kishte dhënë Zogut, ultimatum,” – tha Grant. “Ai më tregoi për kërkesat e italianëve që të nënshtrohej dhe tha, se do të rezistonte.”

Zogu kishte 15.000 trupa në krahasim me 50.000 të Musolinit.

Nuk do të dorëzohej

Grant tha se, Zogu e dinte se nuk do të ishte asgjë tjetër përveç një rezistencë simbolike, por zgjodhi të ndiqte atë rrugë sesa të dorëzohej pa luftë.

Mbretëresha Geraldinë, nëna e së cilës ishte amerikane, u dërgua në Greqi me makinë, përpara se të fillonte beteja. Zogu u largua më vonë, me kabinetin e tij.

“Ishte një kohë e vështirë, për të. Unë besoj se, italianët zgjodhën atë kohë të veçantë, sepse e dinin gjendjen e mbretëreshës.”

Ciano, njeriu i mirë

Grant kujtoi, se Konti Ciano, dhëndri i Musolinit, ishte njeriu më i mirë, në dasmën e Zogut në vitin 1938.

“Zonja ime dhe unë, ishim të pranishëm në dasmë. Mbretëresha ishte shumë më e re se mbreti, por dashuria e tyre për njëri-tjetrin, ishte e sinqertë.”

“Konti Ciano ishte njeriu (i ftuari) më i mirë dhe një vit më vonë, ishte po ai që fluturonte mbi Tiranën, me një aeroplan bombardues.”

I pa në vitin 1951

Grant nuk i pa më, Zogun apo Geraldinën, deri më 1951, kur ata bënë vizitën e parë dhe të vetme në këtë vend.

“Megjithëse ai kurrë nuk e tha këtë me kaq shumë fjalë, mendoj se kishte shpresë të kthehej në Shqipëri një ditë dhe ta çonte vendin drejt pavarësisë nga komunistët, pasardhës të fashistëve,” – tha Grant.

Djali i Zogut, Princ Leka, shtoi ai, ndoqi shkollën ushtarake në Angli.

Djali, të kthehet?

“Përshtypja ime është se, mbreti Zog, me siguri mezi priste kohën kur i biri do të kthehej për të udhëhequr shqiptarët.”

“Vdekja e tij është shumë tragjike, për mua dhe time shoqe. Marrëdhëniet tona me të, ishin më të këndshmet. Ai ishte një mik i madh i Shteteve të Bashkuara.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista me konteshën Apponyi

“Mësoj shqip sapo gjej pak kohë të lirë”


“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët