Ajo që u përfol gjatë ditës së djeshme dhe sot, tani është zyrtare! Carlo Ancelotti kthehet te Real Madrid. Ashtu si pritej, Perez ka vendosur për ish-trajnerin pasi Zidane u largua, edhe pse në listë kishte Raul, Conte dhe Pochettino.
Kontrata do të jetë deri në vitin 2024 dhe rroga neto pritet të prekë 6 mln euro në sezon. Pintus dhe Davide Ancelotti do të jenë në staf. I pari vjen nga Interi, i dyti ishte me të tek Everton.
👋 #WelcomeBackAncelotti
👉 @MrAncelotti pic.twitter.com/BcqI63qkqY— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 1, 2021
Sakaq, Lucas Vazquez ka rinovuar deri në vitin 2024 kontratën, ndërsa Ramos do të takohet me Ancelottin përpara se të vendosë. Kapiteni nuk u shfaq sot në prezantimin e fanellave të reja të Real Madrid.