Plazhi është një mënyrë shumë e mirë për të kaluar ditën, por pas tij, lëkura fillon të shfaqë probleme, pavarësisht kujdesit që ke treguar me kremra apo vajra mbrojtës. Ja cilat janë tre rregullat që duhet t’i zbatosh menjëherë pas një dite në plazh.
1. Dushi dhe scrub-i
Dielli dhe rëra i kanë bërë dëm lëkurës. Shtresat e kremit njëra pas tjetrës e kanë ngarkuar lëkurën, kripa nga uji i detit po ashtu. E para gjë, sapo të vish të shtëpi, është dushi dhe pastrimi i fytyrës me scrub.
2. Maskë hidratuese
Maska me luleshtrydhe dhe me kos është ideale për hidratimin e fytyrës pas plazhit. Pasi t’i kesh shtypur 2 luleshtrydhe, përzieji me një lugë kos. Përhape masën në fytyrë dhe mbaje për rreth 10 minuta. Shpëlaje me ujë të rrjedhshëm dhe pas kësaj, fytyrën do ta kesh më të butë.
3. Krem kundër djegieve
Pas një dite plazhi, me gjithë mbrojtjen që i ke bërë fytyrës, ajo duket e skuqur. Megjithatë, duke përdorur maskën dhe më pas kremin kundër djegieve, lëkura do të zbutet dhe do të neutralizohet. Clarins SOS për djegiet nga dielli është një variant shumë i mirë, por ka edhe mënyra të tjera natyrore që mund të të bëjnë punë në këto raste. Kosi është gjithmonë aleat i mirë.