MENU
klinika

Brataj dhe mjeku i njohur në një mendje: E keqja më e madhe...

A do të ketë më valë pandemie si ato që kaluam?

01.07.2021 - 20:03

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka takuar virologun Arban Domi, dhe të dy janë të mendimit se e keqja më e madhe lidhur me pandeminë e Covis-19 ka kaluar.

Brataj thekson nuk do të ketë më një valë me përmasa të asaj që ka kaluar, por bën thirrje për respektim të rregullave dhe vijimin e procesit të vaksinimit në masë!

Statusi i plotë

VITI I PANDEMISË NXORRI DHE NA NJOHU ME SA PASURI INTELEKTUALE KEMI NE SHQIPTARËT NËPËR BOTË!

Profesionistët tanë, kudo që ishin, dhanë nje konribut të çmuar nëpërmjet intervistave, eksperiencave, këshillimeve dhe njohurive shkencore, në të gjitha mediat shqiptare. Jo rrallë po ndodh të takohemi edhe fizikisht me ta.

Kësaj here, pata kënaqësinë të kisha për vizitë në Qendrën Kombëtare te Urgjencës Mjeksore , Dr.Arban Domi. Pasi biseduam për shëndetin dhe hallet tona, për çfarë mund të flisnim tjetër? Kuptohet, për vitin e pandemisë, sëmundjen, SarsCov2/Covid-19. Shkëmbimi i eksperiencës, edhe në këto ditë të nxehta korriku, ishte i domosdoshëm.

Dr. Domi, me atë qetësinë e tij, të dëgjon me kujdes, të kritikon me kulturë, të përgjigjet shkencërisht dhe të falenderon miqësisht për atë që kemi bërë në këto muaj pandemie: Ajo që është e rëndësishme, është fakti që të dy e mendojmë njësoj: E keqja më e madhe ka kaluar! Nuk do të ketë valë me përmasa si ato që kaluam! Vaksinimi duhet të vazhdojë në masë! Vaksinimi duhet të bëhet edhe nën moshën 18 vjeç!

Kujdesi për një pandemi që nuk ka mbaruar duhet të jetë në vazhdim, me respekt im të masave dhe vaksinim në masë.
FALENDERIM për kontributin e të gjithëve ju, kudo që jeni!

Dr. Skënder Brataj

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ka pësuar mutacion"/ Brataj: Trajtim falas në banesa

“Vala e shtimit të rasteve me COVID, nga mesi i tetorit”


Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!