MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mund të çojnë shytat në infertilitet?

05.07.2021 - 09:02

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A mund të çojnë shytat në infertilitet?

Mjeku: Nëse bazohemi në statistikat botërore shihet se parotiti epidemik, si njihen shytat, në 12-16 % të rasteve çon në infertilitet dhe kjo sëmundje zë vendin e dytë si shkak për infertilitet. Shkak për këtë është orkiti (inflamacioni i testeve) që është bashkëshoqëruese e kësaj sëmundjeje.

Dua të theksoj se orkiti nga parotiti epidemik nuk është komplikacion, është bashkëshoqëruese e sëmundjes dhe ka afinitet nga vetë virusi. Në rastin kur shfaqet orkiti, përveç shenjave klinike të shytave (të sëmundjes bazë), shfaqet dhe enjtje, skuqje, dhimbje në prekje e testeve, temperatura mund të rritet në shifra më të larta. Kjo gjendje mund të vijë disa ditë pasi është shfaqur sëmundja bazë. Prekja mund të jetë e njëanshme, por mund të jetë dhe më e rëndë (e dyanshme).

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pergjigjet mjeku obstetër-gjinekolog

A shkaktojnë miomat infertilitet?