MENU
klinika

Nuk dihen shkaqet

Aksident i rëndë, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur në bypass-in e Fierit

28.07.2021 - 09:55

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në  bypass_in e Fierit, në fshatin Pojan. Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 22:35 ku mjeti tip ”Benz” ka dalë nga rruga dhe drejtuesja e mjetit Xhesika Mjekra 19 vjeçe, banuese ne Tiranë  ka humbur jetën.

I dëmtuar ka mbetur edhe pasagjeri në automjet, shtetasi Sabri Xherimeja, 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë, viktima Xhesika Mjekra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të saj.