MENU
klinika

Përfshirja e ish-truprojave të Saimir Tahirit në trafik droge

Çfarë deklaruan dy nga skafistët që u ‘penduan’?

03.07.2021 - 09:49

Prokurori i Vlorës, Maksim Sota, i dyshuar si pjesë e grupeve të trafikut të drogës, ishte një ndër personat e akuzuar, për të cilin Gjykata e Posaçme ka dhënë masën e sigurisë “Arrest Shtëpie”.

Dje, prokurori Sota ka thyer heshtjen dhe për “Top Channel” ka deklaruar se nëse ka një provë të vetme që ai ka pasur lidhje me këta persona do pranojë të shkojë në burg dhe jo të qëndrojë në arrest shtëpie.

“Më bën nder, në qoftë se mundesh me sqaron pak edhe këta kolegët e t’u që dalin në intervista dhe të fiksojnë një gjë, e thënë nga unë, në qoftë se ka një provë të vetme që kam ndihmuar këta persona, do pranoj të shkoj në burg me ta dhe jo në arrest shtëpie. Në qoftë se ka një çështje të vetme që unë kam pasur lidhje me këta persona, do kërkoj të shkoj në burg me ata. Të gjithë të tjerat janë fjalë dhe trillime për të cilat më dhemb vetëm gjendja që më shkaktuan në familje”, është shprehur ai.

Por, sipas dëshmive të dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët kanë thënë se drejtuesi i grupit kriminal shqiptar Ilirjan Duçellari/ Zaimi (Lani) kishte lidhje me prokurorin Maksim Sota.

Sipas tyre, Lani kishte siguruar edhe një shtëpi të marrë me qira, të cilën e paguante vetë, por në të kishte qëndruar edhe prokurori.

Një tjetër bashkëpunëtor i drejtësisë ka deklaruar se prokurori kishte dijeni se Lani ushtronte aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.

Gjykata vlerëson ndër të tjera se prokurori Maksim Sota dyshohet se ka krijuar premisa më të favorshme për infiltrimin e grupit kriminal në radhët e përfaqësuesve që ushtrojnë ndjekjen penale në emër të shtetit, me pasojë vështirësi dhe pengesa shtesë në drejtim të parandalimit dhe luftimit të veprimtarive kriminale.

Të përfshirë në trafik, sipas SPAK-ut rezultojnë edhe dy truprojat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilët që prej 2017-ës nuk janë më në Polici.

Ish-oficerët Agustin Deda dhe Hekuran Marku dyshohet se kanë garantuar, gjatë kohës që ishin në detyrë, dërgimin e ngarkesave të kanabisit drejt brigjeve të Puglias që transportohej me skafe. Agustin Deda dhe Hekuran Marku akuzohen për trafik narkotikësh, organizatë, pastrim parash dhe kryerje të veprimeve në kuadër të grupit kriminal.

Deda dhe Marku, në bashkëpunim me 4 shtetas italianë dhe një shtetas shqiptar të quajtur Eltjon Bregu, trafikuan në rrugë detare nga Shqipëria drejt Italisë ngarkesën 1016 kilogramë kanabis, e cila i është sekuestruar shtetasve Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini që janë arrestuar në kuadër të procedimit nr. 16654 të Prokurorisë së Barit.

TE PENDUARIT

Në këtë dosje dy ish-truprojat e Tahirit dyshohet se kultivuan drogë me shtetasin Eltoj Bregu dhe tentuan ta trafikonin për t’ua dorëzuar 4 italianëve. Dy nga skafistët kanë pranuar të kthehen bashkëpunëtorë dhe të penduar të drejtësisë, ndërsa më pas iu shtuan listës së të penduarve edhe Mariglen Shusha dhe Donial Drolli, si dhe Elton Hamza.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Më gjeni një provë të vetme dhe do shkoj në burg"

Maksim Sota thyen heshtjen: Më shkaktuan dhimbje në familje

“Sulme për të rënduar pozitën e Samir Tahirit”

Flet shoqëruesi i ish-ministrit të Brendshëm: Do vij në Shqipëri të…


Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!