09.07.2021 - 10:32
Poem Blu është kthyer në një ndër bebushët më të famshëm të Instagramit. Dyshja e famshme, Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bekuan me fëmijën e tyre të parë dhjetorin e kaluar.
Partnerja e Ledrit ndan shpeshherë me ndjekësit momente me të voglën e saj në rrjete sociale. Së fundmi, gjatë një bisede që ka zhvilluar me ndjekësit, ka zbuluar se nga janë frymëzuar për ta quajtur vajzën me këtë emër.
Ajo ka treguar se ka qenë njëri prej ndjekësve në Instagram që ka sugjeruar këtë emër dhe që dyshes i ka pëlqyer. Pse pikërisht Poem? Ajo ka shpjeguar për ndjekësit se në fakt e vogla është si një Poem(ë), e shkruar nga vetë Sara dhe Ledri.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Nisin pushimet për çiftin
Karantina mori fund! Ledri dhe Sara u ribashkuan
“Jom ka des syt me ti pa”
Ledri Vula dhe Sara Hoxha tregojnë gjininë e fëmijës
Nuk i 'heq dot duart' nga Sara
Ledri Vula më i dashuruar se kurrë!
Përgatitjet e fundit për vogëlushen!