MENU
klinika

U konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë

Durrës, gjobiten 2 administratorë subjektesh

11.07.2021 - 11:18

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë, kanë konstatuar proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasit:

B. T., 30 vjeç dhe M. K., 23 vjeç, banues në Durrës, administrator të 2 subjekteve në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pasi u konstatuan duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Gjithashtu, për të 2 subjektet është vendosur masa administrative me nga 1.000.000 lekë, për shkelje të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ushtronin aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ

Gjobiten me nga 10 mln lekë 5 pronarë lokalesh

Ushtruan aktivitet duke thyer Aktin Normativ

Gjobiten me nga 1 mln lekë dy subjekte në Durrës