MENU
klinika

U bë nënë e dy vajzave

Eni Vasili publikon foton e parë të vajzave

07.07.2021 - 11:06

Moderatorja Eni Vasili u bë nënë për herë të parë mbrëmjen e djeshme. Ajo solli në jetë dy vajza binjake, të cilat i pagëzoi me emrat Sofi dhe Nikol.

Mëngjesin e sotëm Vasili është zgjuar më e lumtur se kurrë më parë me dy vogëlushet e saj. Ajo ka postuar në Instagram foton e parë të vajzave, që kanë ardhur në jetë të shëndetshme. Në imazh shihen dy duart e vogla të vajzave, që janë të kapur pas gishtit të Enit. Ajo e përshkruan takimin e parë me to si një magji të vërtetë.

“Takimi ynë i parë ishte një magji. Sofi dhe Nikol me ri sollën në jetë me lindjen e tyre. Të bekuara qofshin. ❤️💕🧿”, shkruan Eni përkrah fotos së ëmbël.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ENI VASILI (@enivasili)

Më herët moderatorja ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” dhe e gjendur përballë fëmijëve, iu desh t’ju përgjigjej shumë pyetjeve për jetën e saj personale. Ajo rrëfeu se partnerin e saj, Armandin, e ka njohur në Tiranë nga disa miq të përbashkët.

“Burrin e kam njohur në Tiranë. Ai ka jetuar në Londër, por kishte ardhur në Tiranë për disa punë të tijat. U njohëm nga miq të përbashkët. Atij iu prishën ca plane pastaj, por s’ka gjë…”, tha moderatorja duke shtuar se ajo tashmë e ka vendosur që nuk mund ta lërë profesionin e saj, ndaj bashkë me bashkëshortin do të vazhdojnë jetën në Shqipëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ka arritur ta fshehë shtatzëninë

Eni Vasili, në pritje të ëmbël!