Momenti më i vështirë i këtij Evropiani ishte kur Christian Eriksen pësoi atak kardiak në fushë. Për herë të parë, që nga operacioni në zemër dhe vendosja e një defibrilatori nënlëkuror, Christian Eriksen u largua nga shtëpia për të shkuar në park me djalin e tij.
Ky itinerar konsiderohet si vazhdimi i udhëtimit të shërimit. Interi e pret në Milano në gjysmën e dytë të korrikut për t’u takuar personalisht me trajnerin e ri, Simone Inzaghi, dhe përshëndetur me shokët e ekipit.
Natyrisht, do të duhet edhe më shumë kohë për të kuptuar nëse defibrilatori kardiak mund të hiqet, duke e lejuar kështu të rikthehet në fushë, apo do ta ketë të pamundur të luajë sërish, sidomos në Itali, ku rregullat për kësi rastesh janë shumë të rrepta.