MENU
klinika

Gjykata e Lartë merr VENDIMIN

Pezullohet puna për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë

21.07.2021 - 19:10

Gjykata e Lartë ka marrë vendimin për ndërtimin e HEC-eve në Luginën e Valbonës.

Pas padisë së banorëve të zonës është vendosur që të pezullohen punimet për ndërtimin e HEC-eve.

Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e banorëve të 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë dhe Shoqatës “TOKA”, xShoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare, të përfaqësuar nga zyra e avokatisë KALO & ASSOCIATES, për kundërshtimin e projektit të ndërtimit të 2 hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës nga shoqëria koncesionare Dragobia Energy SHPK.

Kjo shoqatë dërgoi kërkesë-padi në Gjykatën Administrative në vitin 2017.

Trupi gjykues i Kolegjit Administrativ ka qenë i përbërë nga Sokol Sadushi, Ilir Panda, Sokol Binaj. Gjykata njofton sot se ka vendosur “Pranimin e kërkesës së palës paditëse për marrjen e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e kontratës së koncesionit dhe shtesave të saj dhe lejeve të përmendura në pikat 3-6 të objektit të kërkesëpadisë, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë”.

vendimiiiiÇështja e listës së emrave të falsifikuar ka nisur që në vitin 2016, kur kompania ndërtuese e hidrocentraleve paraqiti si dëshmi për të justifikuar ndërtimin e hidrocentraleve një listë me emra të banorëve të cilët ishin pro ndërtimit.Banorët denoncuan falsifikimin e procesverbaleve të konsultimit me publikun. Sipas këtij procesverbali banorët ishin dakord për ndërtimin e HEC-eve, por ata e kundërshtojnë këtë pohim. Në listën e personave që kishin firmosur u vu re se kishte edhe individë të cilët kishin vdekur më herët se sa mbajtja e procesverbalit.
Nga Jugu në Veri janë 6 vatra aktive në vend

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e zjarreve

Ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë!

Ataku në zemër i merr jetën në moshë të re laborantes

Po peshkonte me gjenerator në Drin

Humb jetën 56-vjeçari në Bulqizë

Pushuesi nga Kosova: Mu deshën dy orë për 25 km rrugë

Sezoni turistik “bllokon” rrugët e qarkut të Lezhës

U mbyt pak ditë më parë në lumin Buna

Gjendet trupi i pajetë i 12-vjeçares