MENU
klinika

Politikat e Zogut

“Harry Fultz, ta lërë Tiranën”

18.07.2021 - 12:13

        Drejtori i shkollës teknike amerikane, Harry Fultz, do të largohej nga Tirana, pas vendimit të mbretit Zog, për shtetëzimin e arsimit, më 18 korrik të vitit 1932.

Kjo ishte një masë nga ana e mbretit, për të parandaluar përpjekjet italiane në shtrirjen e ndikimit në vend, duke trajtuar njësojë të gjitha shkollat e huaja.

Fultz u nis nga porti i Durrësit për në SHBA, duke lënë postin e drejtorit të shkollës teknike që prej vitit 1922 – shkolla ishte krijuar në vitin 1921, me fonde nga Kryqi i Kuq amerikan.

Pas luftës së dytë botërore, Fultz do të kthehej në Tiranë si zv/shef i misionit diplomatik amerikan, për t’u dëbuar nga qeveria komuniste, si person i padëshiruar, në vitin 1946.

Pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990, në Tiranë u krijua Fondacioni “Harry Fultz” për rihapjen e shkollës së tij teknike, sot kolegj. komunitar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!

Flet “ikona” e lajmeve në RTSH

Si u pushtua televizioni pas vrasjes së Azemit!