MENU
klinika

Zgjidhet sot kryetari i ri i PDK

Hoxhaj: Thaçi dhe Veseli do të kthehen faqebardhë

03.07.2021 - 12:01

Ish-ushtruesi i detyrës së Kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur në Konventën e kësaj partue, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri. Në fjalimin e tij, Hoxhaj ka përmendur edhe dy ish-kryetarët, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, të cilët ndodhen në paraburgimin e Hagës.

“Jam i bindur se Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi do të kthehen faqebardhë pasi lufta jonë ka qenë e drejtë. Ata do t’i kthehen familjeve të tyre dhe PDK-së. Ne bashkëpunëtorët e tyre jemi shumë krenarë me ta. Ata kurrë nuk e vendosën interesin personal mbi interesat e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj tha se PDK-ja ka lindur nga Ushtria Çlirtimtare e Kosovës dhe nga burgjet e ftohta të Serbisë.

“Partia Demokratike e Kosovës ka lindur nga Ushtria Çlirtimtare e Kosovës dhe nga burgjet e ftohëta të Serbisë. Më vjen mirë që shoh figurat krijuëese të Partisë, mirëpo më vjen mirë që shoh edhe të rinjë, të cilët PDK-në nuk e shohin si pjesë të historisë, por edhe si ndërtuese të së ardhmes”, shtoi Hoxhaj.

Hoxhaj shtoi se kryetari i ri që do të dalë nga kjo konventë do ta ketë mbështetjen e të gjithëve.

Sakaq, në Konventë do të marrin pjesë 794 delegatë. Sipas afatit të përcaktuar në ditën e shpalljes së zgjedhjeve, deri të enjten në ora 17:00, kandidaturën për kryetar të partisë e ka paraqitur vetëm Memli Krasniqi.

Ndërsa ish-ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj dy ditë më parë bëri të ditur se nuk do të kandidojë.