Bluzë blu, pantallona të shkurtra të lehta, atlete: Roberto Mancini u portretizua kështu në fshatin e tij të lindjes Jesi të Ancona-s, teksa ishte në radhë për pazar në një dyqan ushqimesh dhe mishi.
Trajneri i Italisë, kampion i Evropës, i thjeshtë dhe mëse normal, pa lukset që shumë të tjerë e shijojnë bregdeteve të botës, përfshi edhe futbollistët axurrë.
Mancini ka shkuar në vendlindje edhe për një fakt tjetër: prindërit e tij po luftojnë me probleme shëndetësore të lidhura me moshën. Nëna Marianna u operua në gju, vuajti nga disa ndërlikime dhe ndodhet e shtruar në spital.
Babai i tij Aldo i tha të përjavshmes Dipiù se ai kishte bërë një operacion në zemër: “Unë duhet të jem i sigurt, kam lindur më 1935. Tani i shikoj ndeshjet në Tv. Roberto ishte i mirë si lojtar, por ta shikosh atë në stolin e ekipit kombëtar është një gjë krejt tjetër”.