MENU
klinika

Me vëllain e tij dhe studentin 18 vjeçar

Jeff Bezos niset sot drejt hapësirës

20.07.2021 - 11:01

Miliarderi Jeff Bezos do të niset për në hapësirë gjatë ditës së sotme, në fluturimin e parë me ekuipazh në anijen e tij raketore, New Shepard.

Ai do të shoqërohet nga Mark Bezos, vëllai i tij, Wally Funk, një pioniere 82 vjeçare e garës hapësinore dhe nga një student 18 vjeçar. Ata do të udhëtojnë në kapsulën me dritaret më të mëdha për në hapësirë, duke iu ofruar pamje mahnitëse të Tokës, raporton BBC, përkthen Periskopi.

New Shepard, e ndërtuar nga kompania Blue Origin e Bezosit, është dizajnuar për t’i shërbyer tregut në zhvillim të turizmit hapësinor.

“Jam i ngazëllyer. Njerëzit vazhdojnë të më pyesin a jam nervoz. Nuk jam. Jam kurioz. Dua të di se çka do të mësojmë,” tha Bezos në një intervistë në CBS News.

Kujtojmë që edhe deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, kishte deklaruar para disa ditësh që edhe Kosova mund të bënte një raketë që do të udhëtonte në hapësirë për të vendosur satelit gjatë Qeverisë Kurti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN