MENU
klinika

Rreziqet nga Delta

Kaloi COVID, Alimehmeti: Nuk e kam marrë vaksinën, imuniteti natyral më i fortë!

28.07.2021 - 10:29

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka zgjedhur të mos vaksinohet kundër COVID, për shkak se e ka kaluar virusin mes muajve Nëntor dhe Dhjetor të vitit të kaluar. Në studion e “Log.” me gazetarin Endri Xhafo, ai tha se deri më tani nuk ka asnjë virus që pasi e ke kaluar në mënyrë natyrale, të jetë e nevojshme të marrësh vaksinën.

“Vaksina është diga kyçe e çdo sëmundje infektive. Nuk kemi ndonjë virus të njohur më parë që pasi e ke kaluar virusin të certifikuar që e ke kaluar. Nuk kemi ndonjë virus të mëparshëm që pasi e ke kaluar në mënyrë natyrore të bësh vaksinën. Tani kanë kaluar një vit e gjysmë dhe vazhdojnë mbrojtja. Riinfektimet janë shumë të ulëta dhe shumë të lehta.

Debati është vetëm të pjesa e anti-trupave por përgjigja imunitare është shumë e plotë. Nëse shihni burimet zyrtare të MSH në Izrael që është shteti me më shumë vaksinime. E bën historinë shumë të lehtë sepse ka përdorur një lloj vaksine. 6.72-fish më e lartë është mbrojtja natyrore”, tha ai.

Ndalur te varianti Delta, ai e cilësoi më të transmetueshëm se variantet e tjera, ndërsa shtoi se shenjat klinike të tij i ngjajnë virozave stinore, gjë që e bën më të vështirë identifikimin, veçanërisht në moshat e reja që kanë simptoma më të lehta.

“Delta është më i transmetueshëm se variantet e tjera. Klinika ka filluar t’i ngjajë virozës stinore. Dhimbje koke, dhimbje fyti, rrufë. Nuk kanë as temperaturë. Ky është aleati më i mirë i këtij virusi. Njeriu nuk e kupton. Më të rrezikuarit vijojnë të jenë të moshuarit.

Moshat më të reja e kalojnë më lehtë. Rastet e shtruara në spitale janë të pavaksinuar, dhe të moshave të mëdha. Vaksina sot është këtu. Duhet bërë patjetër dhe kemi një element të rëndësishëm. Në fazën e dytë njerëzit e dinë që do ketë vaksina dhe të shkojnë me ngadalë. Varianti Delta me fëmijët, sillet njësoj si çdo variant tjetër. E kalojnë lehtë”, u shpreh Alimehmeti.