MENU
klinika

Digjen qindra hektarë me shkurre e pemë!

Karaburuni ende nën ‘pushtetin’ e flakëve

30.07.2021 - 10:16

Prej 4 ditësh tashmë, gadishulli i Karaburunit ndodhet nën ‘pushtetin’ e flakëve që vijojnë të djegin gjithçka gjejnë përpara.

Ndonëse nuk është bërë ende një përllogaritje e saktë e dëmit, rezulton se deri më tani janë djegur qindra hektarë me shkurre e pemë.

Punonjësit e zonave të mbrojtura prej ditësh luftojnë me flakët, ndërsa dje në ndihmë të tyre shkuan edhe 40 ushtarë nga reparti i Poshnjes në Berat dhe Pashalimani, por janë larguar sot.

Situata vijon të jetë mjaft kritike, ndërsa puna e punonjësve të zonave të mbrojtura vështirësohet edhe nga terreni i keq. Për shuarjen e flakëve kërkohet ndërhyrje nga ajri, ndihmë që akom anuk ka shkuar.