MENU
klinika

Të arrestuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre

KLP pezullon nga detyra dy prokurorët

05.07.2021 - 13:00

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar nga detyra dy prokurorët Edmond Karriqi dhe Maksim Sota. Vendimi i KLP vjen pasi dy prokurorët kanë masë sigurie nga Gjykata e Posaçme.

Karriqi ndodhen në masën “arrest me burg”, pasi u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion. Ndërsa Sota është në masën “arrest në shtëpi”, në kuadër të operacionit “Shporti” në bashkëpunim me autoritete italiane.

“Me 10 vota pro në mungesë të anëtares Esmeralda Keshi, KLP pezullon nga detyra prokurorët Edmond Karriqi dhe Maksim Sota për shkak të masës së sigurisë personale “arrest me burg”, respektivisht “arrest në shtëpi”, vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur, sikundër kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Apelit,’ thuhet në njoftimin e KLP.