MENU
klinika

Edi Rama për peshëngritësin shqiptar

Kryeministri: Briken Calja meriton një bravo të madhe!

28.07.2021 - 17:14

Pas paraqitjes shumë të mirë të peshëngritësit shqiptar Briken Calja në Lojërat Olimpike, Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale.

Rama shkruan se, pavarësisht se Calja nuk arriti të merrte një medalje olimpike, ai meriton një bravo të madhe. Më herët për sportistin shqiptar reagoi dhe Presidenti Ilir Meta, i cili tha se përfaqësimi i Caljas ishte një arritje dinjitoze për Shqipërinë.

Peshëngritësi shqiptar u rendit në vendin e katërt në kategorinë e 73 kg në peshëngritje. Me 341 kg në dygarësh, Calja nuk arriti të sigurojë një medalje olimpike me një diferencë vetëm prej 1 kg.

Postimi i Ramës

“Edhe pse pa medalje për vetëm 1kg diferencë, Brikeni meriton një bravo të madhe për renditjen në vendin e katërt në Lojrat Olimpike të Tokios”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN