MENU
klinika

Zhvendoset shtatorja e heroit

“Kurrë s’jam shitur, kurrë s’jam blerë!”

22.07.2021 - 16:44

        “Që nga dita kur kam lerë, kurrë s’jam shitur, kurrë s’jam blerë!”
                                                                                                             Çerçiz Topulli

Për herë të parë, pas 97 vitesh i ekspozuar në qendër të sheshit që mban emrin e tij, busti i heroit Çerçiz Topulli, në Gjirokastër, është zhvendosur ditën e sotme.

Mësohet se zhvendosja nga qendra e qytetit do të jetë e përkohshme dhe ka ardhur si pasojë e punimeve që po kryhen për rehabilitimin e sheshit dhe ndërtimin e një parkimi nëntokësor.

Bashkë me shtatoren është hequr edhe bazamenti me vlera monumentale, në të cilin ishte vendosur punimi i mjeshtrit Odise Paskali, qysh prej vitit 1934.

Bëhet fjalë për disa pllaka mermeri, sjellë nga Italia, pikërisht në vitet ’30. Zhvendosja e bustit nxiti më herët, debatet mes palëve dhe shoqërisë civile.

Shtatorja e heroit do të rikthehet sërish, në përfundim të punimeve. Monumenti, pa të cilin nuk mund të kuptohet sot, qyteti i gurtë, u ngrit me kontributin e vetë gjirokastritëve.

Ata nuk i kursyen, plot 3,600 franga ari!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shqipja e luftëtarëve”

Gjuha mëmë mbrojtur me gjak

“150 vjet Fotografi Shqiptare”

Fotoja “Berat, 1936” dhe historia pas saj


Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse