Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar për helmimet në Komunën e Deçanit dhe mos kthimin e Kurtit nga Greqia pas kësaj situate, raporton Express.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi ka pyetur nëse është më e rëndësishme jeta e 1 mijë e 500 qytetarëve të helmuar apo njohja nga Greqia.
“më e rëndësishme jeta e 1500 qytetarëve të helmuar apo njohja nga greqia? kur ishte 26.2% më e rëndësishme ishte jeta e qytetarëve, ndërkaq tani që është 50.2% më e rëndësishme është njohja nga greqia”, ka shkruar Gashi.
Ndryshe, Komuna e Deçanit është duke u përballur me helmim masiv të qytetarëve, qe disa ditë. Deri dje, mbi 2 mijë qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet shkaktari i helmimeve./Gazeta Express