MENU
klinika

Mënjanimi i Metës mund të jetë rastësi, por

Mesazhi “i fshehtë” i vizitës së Reeker në Tiranë

01.07.2021 - 17:43

Ndihmës sekretari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Philip Reeker mbylli takimet zyrtare në Tiranë, ku u takua vetëm me kryeministrin Edi Rama, kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe përfaqësues të institucioneve të reja të drejtësisë.

Nga këto takime nuk pati asnjë deklaratë, përveç asaj që nxorri në fund Ambasada e SHBA, të shoqëruar edhe me disa foto të këtyre takimeve.

Mesazhi i dhënë nga deklarata e shkurtër e Ambasadës i mëshonte mbështetjes së SHBA në përpjekjet për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe forcimin e shtetit ligjor.

Ky ishte mesazhi zyrtar, tradicional e standard që përçohet rëndom në të tilla takime. Prandaj, mesazhi kryesor duket se u dha nga vetë agjenda e takimeve të Reeker, të cilave u mungoi presidenti Ilir Meta.

Diplomati i lartë i DASH u takua fillimisht me Ramën për më shumë se një orë dhe më pas iu drejtua selisë së PD-së për një takim të gjatë me Bashën.

Se çfarë u fol në atë takim me saktësi vetëm Reeker dhe vetë Basha e dinë, por mund të hamendësohet se me shmangien e Metës ekziston mundësia që opozita ta ketë marrë sinjalin se për Uashingtonin presidenti është “i padëshirueshëm”, por jo në formën me të cilën është shpallur ish-Kryeministri Sali Berisha.

Menjanimi i Metës mund të jetë rastësi, por vështirë se mund të cilësohet rastësi menjanimi i takimit me presidentin si Komandant i Forcave të Armatosura pak ditë pasi në Shqipëri u përmbyll stërvitja më e madhe ushtarake e NATO-s e udhëhequr nga SHBA.

Kjo përforcohet edhe më shumë nga vizita të ngjashme të Philip Reeker në Tiranë në të shkuarën. Në 2012, kur vizitonte Shqipërinë, diplomati amerikan takohej me kryeministrin e asaj kohe, Sali Berisha, kreun e opozitës së kohës, Edi Rama dhe me presidentin Bujar Nishani.

Me Metën ndër takimet e fundit të Reeker është pas zgjedhjeve të 2013-s dhe gjatë një samiti ndërkombëtar në Slloveni.

Në deklaratën pasuese të shpërndarë nga LSI thuhej se zyrtari i DASH vlerësonte zgjedhjet e atij viti si ndër më të mirat e organizuara ndonjëherë në Shqipëri dhe shprehte mbështetjen në përpjekjet e vendit tonë për integrimin europian.

Prandaj, nëse gjatë bashkëbisedimit kokë më kokë mesazhi i “menjanimit” të Metës nuk i është përcjellë në formë zanore Lulzim Bashës, përmes agjendës së Philip Reeker ai duhet ta ketë marrë atë fort e qartë; që Ilir Meta nuk bën pjesë te planet amerikanë në Shqipëri, as në cilësinë e presidentit.

Temë diskutimi me Lulzim Bashën mund të ketë qenë edhe shpallja “non grata” e Berishës, që deri diku ceket në deklaratën zyrtare të Ambasadës së SHBA.

“Reeker nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken se lufta kundër korrupsionit, përfshirë përmes përcaktimeve publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme dhe Programet Përkatëse të Nenit mbi Përvetësimet 2021 është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Berisha është shpallur “non grata” pikërisht nga përcaktimet e këtij neni.(SI)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lufta kundër korrupsionit/ "Nënvizoi vendosmërinë e Biden dhe Blinken se…"

Ambasada e SHBA zbardh takimet e Reeker me Ramën e Bashën

Zëvendëssekretari nënvizoi vendosmërinë e Biden dhe Blinken se…

Nga lista e zezë e SHBA te drejtësia, mesazhet e Reeker me Ramën e Bashën!


Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!