MENU
klinika

"Rama do të ndryshojë imazhin e cenuar"

Nazarko: Në shtator duhet qeveri më bazë të gjerë, personalitete teknike apo nga diaspora

22.07.2021 - 17:57

Analisti Mentor Nazarko i ftuar në një lidhje live për News24 ka deklaruar se në shtator Shqipërisë i duhet një qeveri me bazë të gjerë.

Për Nazarkon, Ramës në këtë mandat të tretë i duhet të rishpikë veten me një imazh të ndryshuar dhe në qeveri të marrë personalitete teknike apo nga diaspora.

Ai thotë se nuk dihet se çfarë po gatuan Rama përpara vjeshtës, por Nazarko siguron se kryeministri po kërkon të ndryshojë imazhin e cënuar dhe goditur nga skandalet apo akuzat e opozitës.

 

 

PYETJA: Mendoni se do të ketë qeveri teknike Rama me emra të spikatur në fushat e tyre, si pas protestave studentore ku reformoi qeverinë?

NAZARKO: Nëse Rama kërkon të paraqesë një imazh, thellësisht dhe cilësisht të ndryshuar i duhet qeverisje me bazë të gjerë, persnalitete teknike apo nga diaspora. Ajo që ka thënë z.Veliaj është parathënëse e asaj që është zhvillim i ri në mandatin e tretë. Rama është shmangur që pas fitores nga përdorimi i gjuhës agresive ndaj kundërshtarit, po zhvillon në mënyrë periodike edhe përfshirjen e gjakut të ri të kombit në ekipin qeverisës apo në ekipin administrativ. Kjo është e dobishme, kombëtarisht e vlefshme. Kombi në shekullin e 21, thithja e trurit nga vende që kanë fuqi ta bëjnë këtë, kombi është edhe një tërësi lidhjesh shpirtërore, ekonomike me diasporat përkatëse. Shtete të caktuara kanë model të caktuar. Rama ndërkohë do që nëpërmjet një operacioni të tillë që të ndryshojë imazhin e tij të cënuar e goditur nga skandalet apo sulmet e opozitës, kërkon të hapë një faqe të re. Në kushtet kur je në mandatin e tretë ke mundësi ta rishpikësh veten. Të tregosh atë që e kemi quajtur nga ato grupet social-ekonomike që e sollën në mandatin e tretë, pra të shkëputet nga ato. Njerëz me pushtet, por kanë menduar se janë të pazëvendësueshëm. Po tregohet që askush nuk është i paprekshëm përveç Ramës. Rama e ka treguar që e njeh spektaklin, nuk e dimë çfarë po gatuan, por efekti surprizë ka gjasa për sukses. Tani në muajt korrik-gusht gjendet andej nga Dhërmiu ose andej nga jugu.

PYETJA: Si e shihni PD në shtator?

NAZARKO: Nëse do të kemi një dinamikë të qeverisjes me bazë të gjerë, të pajtimit kombëtar. Mund të shohim Bashën me një skenar të ri që mund ta fuqizojë elektoralisht. Unë mendoj që jo vetëm për Presidentin, Rama nuk e ka tërhequr fjalën që s’ka vijë të kuqe. Nuk kemi ende vendim të GJK për Presidentin që Metës i ndërpritet mandati. Ai është konstruktiv, është në formë, nuk është tërhequr me pushime. Skenari e qeverisjes me bazë të gjerë e sjell PD në dritë të re dhe më të pëlqyeshme elektoralisht. Prisja të konfirmohej Basha, por prisja një ripërtëritje të partisë, mund të merrte një platformë të kundërshtarëve. Nuk ndodhi. Një parti që fuqizoi Bashën, fuqinë burokratike të tij. Sa i përket Berishës, përkundër atij që thonë që Basha duhet të ishte distancuar. Unë nuk e mendoj ashtu. Berisha është dikush që duhet administruar, ai vetë dhe trashëgimia e tij duhet administruar me shumë kujdes, elegancë, dhe me dhimbshuri se ai është babai i partisë dhe jo vetëm, pronari shpirtëror dhe politik i saj. Basha edhe me ndihmën e SHBA, por dhe ardhjes në arsye të vetë Berishës mund të gjejë zgjidhje elegante për të trajtuar rastin. Interesante edhe për zhvillimet e shtatorit në PD.

Berisha e ka mënyre jetese, nëse nuk do të jetonte ashtu, nuk do të flsite ashtu, nuk do të kishte kuptim ekzistence. Në këtë sjellje Berishës, stil komunikimi nuk ka vetëm mënyrë ekzistence. Ai mendon se mënyra më e mirë e mbrojtjes është sulmi. Është një përballë Ramës së mandatit të tretë, që mbyt pakënaqësitë e partisë së vet, kuadrot që kanë qenë çelësi i fitores në zgjedhje. Duhet komunikuar ndryshe. Komunikimi i Berishës është i tejkaluar. Ka ardhur koha që PD, Rama nuk mundet, ishte një studitues Elvin Nuri thoshte që përballë Ramës nuk vlen lëvrimi i të njëjtave mënyra komunikimi e propagande si të tijat. Duhet të ecësh në rrugë të pashtruara. Për ta mundur politikisht duhet stil i ri, mënyrë e re e të bërit politikë. Ajo e Berishës ëshët humbëse nga 2013, Basha e kopjoi gjithashtu. Ka hapësirë për PD të tipit të ri. Kongresi ishte rasti, mirëpo nuk e dimë çfarë zhvillime po gatuhen në PD, apo midis PD dhe PS. Duhet të ketë një komunikim, mund të ketë komunikim mes tyre, përtej asaj që duket për të krijuar në Shqipëri një klimë të re politike. Më ka pëlqyer z.Kadare që nuk shquhet për analiza politike, por referuar konfliktualitetit politik, edhe SHBA që mund ti tresë konfliktet, prap së prap mes dy partive të mëdha ka bashkëpunim të mirë. Edhe Shqipërisë i duhet modeli amerikan. Dy partitë shkëmbejnë ndere kur miratojnë ligje. Hartojnë ligje konsensuale, diku të pensionistëve, diku kompanive të naftës e armëve. Basha duhet të përshtatet në këtë aspekt. Duhet të tregojë që e tejkalon Ramën, është e vështirë ta bëjë këtë duke ecur në rrugë të pashtruara. Të tregojë që nuk është si sizif, që ngjitet në kodër e më pas bie.