MENU
klinika

Shifrat

Ndërtimi me kosto të lartë, shumë më shumë se një vit më parë

26.07.2021 - 13:01

Të ndërtosh në Shqipëri është më shtrenjtë këtë vit sesa në 2020-ën. Këtë e konfirmon edhe INSTAT në anketën e saj të fundit ku shprehet se në tremujorin e parë të 2021-it, indeksi i kostos në ndërtim u rrit me 0.6% më shumë se tremujori i kaluar.

Hekuri dhe tullat janë vetëm disa prej materialeve që vijnë me çmime të rritura, ku një shkak është edhe rritja në tregjet ndërkombëtare nga ku i importojmë.

Drejtuesi i Shoqatës së Ndërtuesve, Ilir Hebovija shprehet se kompanitë po përballen dhe me kosto të tjera, që për ta janë të tepërta:

“Kemi një rritje vjetore me 18% të taksave nga bashkia dhe qeveria qendrore. Këto kosto shkarkohen të gjitha tek konsumatori. Kemi kërkuar nga qeveria që këto dy taksa të eliminohen sepse nuk janë eficiente.”

Edhe pse po ndërtohet me kosto më të larta, kjo nuk po e ndal vrullin e ndërtimeve shprehet Hebovina:

Çmimi i banesave në kryeqytet ka pësuar rritje, fenomen ky që shihet me shqetësim për njerëzit që duan të blejnë dhe përballen me shifra mjaft të larta.