Kancelarja gjermane Angela Merkel të hënën u zotua të garantojë statusin e Ukrainës si një vend tranzit nafte për gazin rus edhe pasi tubacioni Nord Stream 2 të ketë përfunduar.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ishte duke u takuar me zyrtarë të lartë gjermanë të hënën në Berlin.
Merkel dhe Zelenskyy do të udhëtojnë në Uashington për bisedime me Presidentin e SHBA Joe Biden, administrata e të cilit është kundër tubacionit pothuajse të përfunduar.
“Për ne, Ukraina është dhe do të mbetet një vend tranzit edhe kur të përfundojë Nord Stream 2,” tha Merkel në një konferencë shtypi në Berlin së bashku me Zelenskyy. “Ka shqetësime të mëdha për këtë nga ana e Ukrainës dhe ne i marrim ato seriozisht,” shtoi ajo.
“Bashkimi Evropian dhe Gjermania do të kujdesen që kjo të vazhdojë në të ardhmen pas 2024,” tha Merkel.
“Ne i premtuam Ukrainës dhe do ta mbajmë premtimin tonë. Është zakon im të mbaj fjalën time dhe besoj se kjo vlen për çdo kancelar të ardhshëm.”
Që kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë në 2014, Gjermania ka qenë e përfshirë gjerësisht në marrëdhëniet me Ukrainën. Por marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Gjermanisë janë acaruar kohët e fundit.
Zelenskyy bëri thirrje për garanci për furnizimin e ardhshëm të energjisë të Ukrainës duke adresuar çështjen përmes asaj që njihet si formati Normandi – bisedime midis Rusisë, Gjermanisë, Francës dhe Ukrainës për të zgjidhur luftën në Donbass.
Zelenskyy tha se SHBA mund të përfshihen gjithashtu në bisedime në një format të ri.
Merkel tha se energjia mund të adresohej nëse një takim tjetër do të mbahej në formatin Normandi, megjithëse ajo hezitonte të shtynte kornizën zyrtare të bisedimeve përtej kufijve të tyre.
Merkel gjithashtu i premtoi Ukrainës 1.5 milion doza të vaksinës COVID-19.
Përveç diskutimit të marrëdhënieve gjermano-ukrainase, bisedimet mbuluan zbatimin e marrëveshjeve të Minskut.
Nënshkruar në Shkurt 2015 midis Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës dhe proto-shteteve të Republikës Popullore Donetsk dhe Luhansk, kjo ishte një paketë masash për të zgjidhur konfliktin në Ukrainën lindore.
Gjermania ka insistuar që respektimi i marrëveshjes së vitit 2014 është mënyra për të sjellë paqe në rajon.
Pritet që të jetë takimi përfundimtar i Merkel me Zelenskyy para pensionit të saj, pas zgjedhjeve kombëtare gjermane në shtator.
Zelenskyy u takua gjithashtu me Presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier në Pallatin Bellevue.
Përkthyer dhe përshtatur nga Reuters/ konica.al