MENU
klinika

KFOR dhe helikopterë mobilizohen

Përfshihet nga flakët mali i Rugovës në Kosovë

31.07.2021 - 12:41

Mbrëmjen e djeshme mali i Rugovës në Kosovë është përfshirë nga flakët.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj i cili u shpreh se janë angazhuar efektivët e specializuar, Garda Kombëtare e FSK’së, si dhe po ashtu KFOR’i me disa helikopterë.

I gjithë Ballkani dhe Italia është përfshirë nga temperature të larta që kanë shkaktuar zjarre në disa rajone.