Analisti Shpëtim Nazarko, ka folur për mikrofonin e News24, i pranishëm në ceremoninë e përurimit të shtatores së patriotit shqiptar, Sali Butka. Nazarko, nuk i kursen kritikat në këtë ditë, duke thënë se shtatorja duhet të ishte në Korçë ose në Qafën e Qarrit, por shton se, ka ende ndasi të mjegullta mes drejtuesve të institucioneve shtetërore.
Ai ndalet në faktin, se mungon klasa politike dhe e cilëson të turpshme mungesën…
Më tej, shtatoren, ai e komenton si një vlerësim të vonuar për Butkën, por kujton se, Shqipëria është si një nënë e ashpër që t’i jep meritat, pasi busti i Enverit, s’ka për të qenë kurrë në Kolonjë.
‘’Sali Butka është një figurë që nuk i përket vetëm Kolonjës, është një plejadë e ndritur e gjithë rilindasve të mëdhenj, që ka kontribuar me pushkë e penë. Është nga baballarët që ka mbrojtur gjuhën shqipe, shkollën e parë të Korçës, pastaj ka shpëtuar Korçës nga haxhiqamilistët.
Kam mbrojtur gjithë jugun, njeriu i Kongresit të Manastirit, Kongresit të Lushnjbs, njeriu që ka mbrojtur Kolonjën nga andartët grekë. Pa diskutim, një nga personazhet kryesore pa të cilin ne do ti kishim punët keq me jugun e Shqipërisë. Ndoshta një pjesë e jugut të Shqipërisë, sot nuk do të ishte ky jug.
Është nder shumë i madh, do të ishte mirë të vendosej në Korçë.
Duken ende disa ndasi, veprojnë ende kokat e disave që kanë kollare në anadollakun e tanishëm, është turp që përfaqësuesit e lartë të shtetit nuk janë këtu, duhet të ishin deputetët e Kolonjës, pa diskutim.
Sali Butka është shumë më tepër.
Kanë bërë mirë që e kanë vendosur edhe pse vetë, do të isha të vendosej në Qafën e Qarrit, ku ai sheh Kolonjën, Korçën e gjithë Shqipërinë. Por edhe këtu, siç e kanë vendosur, është krah miku të tij, Petro Nini Luarasit.
Në këtë pikëpamje dhe kjo është zgjedhje e mirë.
Është një nga gjërat më të poshtra që Shqipëria nuk po e kalon, lufta klasore, lufta vëllazërore.
Duke ngatërruar shqiptarët, në çarje e ndarje. Është vepër e vonuar, këtu duhet të ishte paria e Shqipërisë. E bën me turp gjithë klasën politike. Unë, gjithnjë jam ngushëlluar që Shqipëria, jo qeveritë, është një nënë e ashpër, që t’i jep meritat. Sepse, për shembull, është busti i këtij heroi këtu, por nuk është busti i Enverit dhe s’ka për të qenë kurrë” – theksoi, Nazarko.