MENU
klinika

Na e zbukuruan ditën! (Foto)

Portreti i parë familjar i Turit, Orindës dhe Atarës

17.07.2021 - 13:02

15 korrik 2021 ishte dita e bekuar që ndryshoi plotësisht jetën e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskës. Dyshja u bënë prindër për herë të parë me një vajzë. Orinda solli në jetë një vogëlushe bukuroshe, që e pagëzuan me emrin Atara.

Menjëherë pas lindjes së saj, Turi ndau në rrjete sociale një foto me vajzën, duke i zbuluar edhe portretin e ëmbël.

“Atara lëre TikTok-un, vrap gjumë tani!“, shkroi Turi përkrah fotos me vajzën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Turjan Hysko (@turjanhysko)

Tashmë Turi dhe Orinda janë në qiellin e shtatë nga gëzimi dhe qëndrojnë të pandarë si familje bashkë me Atarën.

Madje, sot Turi ndau në Instagram foton e parë të portretit familjar, duke na e zbukuruar ditën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Turjan Hysko (@turjanhysko)

“Përralla me mbret”- shkroi Turi krahas fotos ku e vogla fle mbi kraharorin e Orindës.

Pas 9 muajsh kufizime, Orinda ka nisur të konsumojë sërish produktet që i shijojnë më shumë.

Ajo ka treguar se dje ka konsumuar sërish proshutë dhe është shprehur shumë e lumtur për këtë fakt. Më herët para se e vogla të vinte në jetë,

Orinda zbuloi se gjatë 9 muajve të shtatzënisë molla jeshile ishte ushqimi i saj i preferuar. Ndërsa lista e produkteve të ndaluara për të ishte shumë e gjatë, ku në krye të saj qëndronin produktet e detit, që konsiderohen të rrezikshme për shëndetin e foshnjës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbulojnë portretin dhe emrin e vogëlushes

Orinda dhe Turi bëhen prindër për herë të parë