MENU
klinika

Qytete me interes të ulët ulet për vaksinën

Qendra të reja e grupe të lëvizshme në terren

20.07.2021 - 11:40

Autoritetet shëndetësore vijojnë të bëjnë apel që qytetarët të aplikojnë vaksinën kundër koronavirusit, si e vetmja “armë” për të parandaluar përhapjen e pandemisë. Por në disa qytete duket se qytetarët po tregohen neglizhentë ndaj kësaj sëmundje.

Në Gjirokastër është vënë re se qytetarët kanë treguar interes të ulët për të marrë vaksinën kundër koronavirusit. Edhe pse në këtë qytet është hapur një qendër e re vaksinimi, ku ofrohet vaksina kineze dhe ajo e Pfizer, duket se banorët nuk janë ofruar për të marrë doza të vaksinës. Gjithashtu edhe në Lezhë vijon vaksinimi kundër Covid-19, por interesi i qytetarëve mbetet i ulët. Në këtë qytet është ngritur një grupi lëvizshëm, nëpërmjet të cilit po zhvillohet vaksinimi pranë bizneseve.

Po ashtu edhe në Shkodër është vënë re një interes i ulët i qytetarëve për të marrë doza të vaksinës kundër koronavirusit. Gjithashtu sipas njësisë së kujdesit të Shëndetit Publik, bëhet me dije se në Shkodër është vënë re një interes i lartë nga adoleshentët për tu vaksinuar.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë