Sportistja shqiptare Manuela Delilaj nuk ia del sërish edhe në garën e 25 metrave pistoletë preçizion. Qitësja shqiptare është renditur në vendin e 10 në baterinë e saj.
KOKSH e ka cilësuar këtë garë si një performancë të mirë duke marrë parasysh se ka një lëndim në parakrahun e djathtë. Pjesa e dytë e garës do të zhvillohet nesër në orën 09:00 lokale.
POSTIMI I KOKSH
“Manuela Delilaj ka përfunduar garën e parë të 25m pistoletë precizion në qitje sportive, me rezultatin e 280 pikëve në total të grumbulluara.
Kjo garë ishte një performancë e mirë duke pasur parasysh që Manuela ka një lëndim në parakrahun e djathtë. Gjithashtu ju rikujtojmë se pjesa e dytë e garës, 25 m pistoletë shpejtësi (rapid) do të zhvillohet nesër në të njëjtën orë (ora 09:00 lokale). Suksese Manuela!”