MENU
klinika

Nagelsmann po e vëzhgon

Quhet Ibrahimovic, shqiptar 15-vjeçar dhe sot u stërvit te Bayern

19.07.2021 - 21:41

Bota e futbollit ka edhe një tjetër Ibrahimovic tashmë, madje është me origjinë shqiptare dhe po rritet te Bayern Munchen. Nuk është shaka, në radhët e bavarezëve që nga sot është nën urdhërat e Julian Nagelsmann edhe një djalosh shqiptar i cili quhet Arijon Ibrahimovic.

Ai ka mahnitur në edicionin e fundit me fanellën e skuadrës U-17 të Bayern si një mesfushor ofensiv, pasi ka regjistruar 20 gola e 17 asiste. Shifra që nuk kanë kaluar pa u vënë re nga trajneri i ri i bavarezëve, i cili ka vendosur të shohë nga afër talentin të ri, i cili është ende vetëm 15 vjeç.

Arijon Ibrahimovic është rritur në Nurenberg në një familje me origjinë nga Kosova dhe është shfaqur sot në seancat stërvitore të Bayern, i monitoruar me kujdes nga Nagelsmann dhe stafi i tij, i cili po përgatit një listë me emra që do t’i ketë vazhdimisht në stërvitje.

Djaloshi shqiptar është regjistruar në këtë edicion si pjesë e ekipit U-19 pasi te bavarezët të gjithë janë të bindur se ai mund të djegë shpejt etapat, ndaj kjo provë përpara syve të Nagelsman mund të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin