MENU
klinika

Fluks i jashtëzakonshëm mjetesh

Qytetarët i drejtohen plazhit, trafik i rënduar në Lezhë

26.07.2021 - 10:31

Në këto ditë të nxehta vere, qytetarët gjejnë ‘shpëtim’ në bregdet, por dyndja  e tyre në plazhe, ka shkaktuar trafik të rënduar. 

E tillë paraqitet situata në rrugët e qarkut të Lezhës, ku ka një fluks të jashtëzakonshëm mjetesh.

Fillimi i javës ka nisur me trafik të rënduar, ndërsa situata më problematike paraqitet në segmentin Milot-Balldre

E ndërsa jemi në pikun e verës, kjo situate pritet të shoqërojë rrugët e qarkut të Lezhës edhe për javët në vijim.