MENU
klinika

"Të refuzojmë çdo lloj mbrojtje për këdo që..."

Rama përjashton nga PS ish-kryebashkiakun e Lushnjes

09.07.2021 - 12:17

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar përjashtimin nga Partia Socialiste të Fatos Tushes, ish-kryebashkiaku i Lushnjes, që edhe u shkarkua nga detyra pas arrestimit të tij.

Duke folur para kryebashkiakeve te vendit qe kishte thirrur ne mbledhje kete te premte ne Kryeministri, Rama tha se kushdo nder pjesetaret e PS qe kane marre apo do marrin besimin e qeverise, nese bien pre e korrupsionit apo rryshfeteve, nuk do te kene asnje lloj mbrojtje nga Partia Socialiste.

Fjala e Ramës:

“Ju kam thirrur sot këtu për një shkak dhe dy arsye themelore në lidhje me punën tuaj.

Arrestimi i kryetarit të bashkisë së Lushnjes të akuzuar nga SPAK për korrupsion.

Patjetër që kryebashkiaku dhe të tjerët kanë të drejtën e prezumimit të pafajësisë deri në përfundim të gjykimit por nuk është detyra ime as e PS të kërkojnë pafajësinë e tyre.

Kjo është puna e avokatëve të të pandehurve, ndërsa ky është rasti për t’ju përsëristur juve dhe të gjithë t tjerëve që kanë marrë apo do marrin besimin e shumicës sonë të mandatuar për të tretën herë rresht nga populli shqi0tar si forcë qeverisëse se PS nuk është zyrë avokatie të të pandehurve e akuzuarve nga drejtësisa por fuqia e votuar nga popoulli për ti shërbyer Shqipërisë e qyetatëve, jo të pandehyurve, as të akuzuaerve në radhët e veta.

Korrupsioni, rryshfeti, bakshishi, nuk kanë ngjyrë politke dhe janë e zeza, errrësira, llumi, me të cilin ne duhet e do të përballemi duke vijuar të reformojmë Shqipërinë, të ndërtojmë shtetin e të drejtës shqiptare, të refuzojmë cdo lloj mbrojtje për këdo qoftë ndër ne që bie pre e tyre, të udhëheqim popullin drejt majës ku duhet ta ngjisim Shqipërinë me forcën e shembullit jo me shembullin e forcës.

Kryetari i Bashkisedo shkarkohet nga detyra dhe përjahtohet nga PS, masa që mund të rishikohen vetëm nëse ai mund të dalë i pafajshëm para drjetësisë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një ditë pasi Rama iu vendosi 100 ditë afat

Ardi Veliu thërret në mbledhje zv.drejtorët e policisë

Pas kritikave të Ramës për policinë

Ardi Veliu shkarkon shefin e Komisariatit të Sarandës