18.07.2021 - 10:19
Pas By-Passit të Vlorës, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të një tjetër aksi që të çon në një tjetër destinacion turistik, në veri të vendit në Theth
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama shkruan se ky segment rrugor të çon në Alpet e Shqipërisë, ndërsa thekson se puna do të vijojë pa u ndalur për akset që të çojnë në destinacione turistike nga veriu në jug.
“MIRËMËNGJES
e pandalur puna për akset që të çojnë në destinacione turistike nga veriu në jug
***ky segment të çon në alpet e Shqipërisë.
Rruga Qaf Thorë – Theth, pritet të rrisë aksesin dhe sigurinë për turistët që i afrohen luginës së Thethit🖼”, shkruan Rama.