MENU
klinika

Tokyo 2020

Rekordi i parë ende pa startuar zyrtarisht Olimpiada

23.07.2021 - 09:37

Në ditën e tretë të garave, kur ende nuk është zhvilluar ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike, është regjistruar rekordi i parë në këtë event. Sportistja koreano-jugore, An San, vendosi rekord olimpik në garën e gjuajtjes me hark.

Ajo grumbulloi 680 pikë në garat eliminatore, duke thyer rekordin e 673 pikëve që ishte vendosur në “Atlanta 1996” nga sportistja ukrainase Lina Haresymenko.

An San ëhstë favorite për medaljen e artë në këtë disiplinë, e cila do të zhvillohet më vonë. Në vendin e dytë dhe të tretë të fazës kualifikuese të gjuajtjes me hark u renditën dy sportiste të tjera koreane, Minhee Jan dhe Chaeyoung Kang.