MENU
klinika

Euro 2020

Republika Çeke-Danimarkë, të dyja skuadrat ëndërrojnë

03.07.2021 - 12:06

Republika Çeke dhe Danimarka do të përballen sot në Baku të Azerbajxhanit në orën 18:00, në përpjekje për t’i dhënë vazhdimësi një rruge kontinentale që tashmë i ka tejkaluar pritshmëritë më optimiste.

Skuadra e Silhavy përmbysi shanset kundër Holandës, duke fituar 2-0, falë golave të Holes dhe Schick, të gatshëm për të luajtur edhe një herë rolin e protagonistëve në çerekfinale kundër skandinavëve.

Sulmuesi i Bayer Leverkusen, natyrisht, do të jetë referenca përpara, në qendër të sulmit. Pas tij, konfirmimi absolut për “tridentin” Masoput-Darida-Sevcik.

Në mesfushë ka vend për Vrima, që do të veprojë “dorë për dore” me Soucek. Në mbrojtje, hapësira për çiftin qendror Celutska-Kalas, me Coufal dhe Kaderabek në “shinat” anësore. Midis shtyllave, Vaclik.

Në anën tjetër, Kasper Hjulmand studion kundërveprimet për t’i ushqyer ambiciet e tij dhe Danimarkës. Në “trident” nuk do të jetë Poulsen, por Dolberg përsëri, së bashku me Braithwaite dhe Damsgaard.

Në mesfushë, Delaney dhe Hojbjerg, nga krahët Maehle dhe Wass, favorit ndaj Stryger Larsen. Në portë padyshim që qëndron Schmeichel, pas “paketës” së mbrojtjes, të formuar nga Christensen, Vestergaard dhe udhëhequr nga kapiteni Kjaer.

Formacionet e mundshme

REPUBLICA ÇEKE (4-2-3-1): Vaclik; Coufal, Celustka, Kalas, Boril; Holes, Soucek; Masopust, Darida, Sevcik; Schick.

DANIMARKA (3-4-3): Schmeichel; Christensen, Kjaer, Vestergaard; Wass, Delaney, Højbjerg, Maehle; Braithwaite, Dolberg, Damsgaard.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN