Zbardhen të tjera detaje nga dosja e SPAK lidhur me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit, për të cilin u arrestuan 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme.
“News 24” raporton se hetimi është duke u shtrirë lidhur me përfshirjen e zyrtareve dhe ish-zyrtareve të tjerë të kësaj ministrie.
Mësohet se një dëshmi e fortë është ajo e kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, që ka dalë kundër tenderin dhe madje nuk ka pranuar ta firmosë. Sjellim në vëmendje që procedurat nisën 3 vite më parë dhe kapnin vlerën 28 milionë dollarë.
Gara është anuluar dhe rihapur, për tu përmbyllur në korrik të vitit të shkuar, kur fitues u shpall një konsorcium të udhëhequr nga kompania D&E, me administrator Ismail Kadiun. Procedura e ndjekur për tenderin është shkelja e parë që dyshohet të jetë kryer nga zyrtarët e ministrisë së Brendshme
Së dyti ata kanë bashkuar tre objekte në një, çka do të thotë se një kompani mund të kualifikohej nëse kryente shërbime për të paktën 3 zëra. Se treti, zyrtarët e ministrisë kanë ndërhyrë në zërat e tenderit në mënyrë që të përshtateshin me ofertën e kompanisë që e ka fituar tenderin.
Nesër pritet të vendoset masa e sigurisë për nëntë zyrtarët e arrestuar që akuzohen për “shkelje të barazisë në tendera”.