Në Olimpiadë fryma qëndron e njëjta: E rëndësishme është të marrësh pjesë. Por kur kjo pjesëmarrje shoqërohet me medalje, atëherë gëzimi për suksesin personal dhe kombin bëhet i madh.
I tillë është rasti i Bermuda-s. Me një popullsi prej vetëm 63 mijë banorë, bëhet shteti më i vogël që fiton medalje të artë olimpike në Lojëra Olimpike.
Flora Duffy e fitoi të artën në triatlon në Tokyo 2020. Atletja 33-vjeçare, e cila po merr pjesë në Lojëra Olimpike për herë të katërt në karrierë, mori fitore për ishullin e territorit britanik në garën individuale të triatlonit.
Congratulations @floraduffy. You’ve worked so hard and you’ve made an entire island proud! 🥇🇧🇲 💪🏼 pic.twitter.com/ScG1AW0A5G
— Premier David Burt (@BermudaPremier) July 26, 2021
Kjo garë dërrmuese, e përbërë nga noti në ujë të hapur për një milje, çiklizmi për gati 25 milje dhe vrapim për 4.6 milje, u fitua nga atletja me eksperiencë.
Bermuda mbante edhe rekordin për vendin me popullsinë më të vogël që fiton medalje olimpike verore, falë të bronztës që e kishte fituar boksieri Clarence Hill më 1976, por tani e ka edhe medaljen e parë të artë.