MENU
klinika

Olimpiada

Historike, Pellegrini për të pestën herë në finale

27.07.2021 - 12:07

Për të pestën herë radhazi, Federica Pellegrini kalon në finalen olimpike në 200 metra stil i lirë. Nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e notit. Në garën e saj të preferuar, ajo tejkaloi gjysmëfinalen edhe në Tokyo 2020 falë pozicionit të tretë.

Pellegrini mori argjend në 2004, ari në 2008, e pesta në 2012 dhe e katërta në 2016; tani do të përpiqet për të mbyllur ciklin në mënyrën më të mirë të mundshme, pse jo, me medalje. Emocion i madh në fund të garës:

“Nuk ishte gol minimal, ky ishte goli im i vërtetë për këtë Lojëra Olimpike. Ishte një gol i vështirë sepse niveli është ngritur shumë. Falënderoj stafin tim të mrekullueshëm që më kanë ndjekur në këto dy vjet. Jam shumë e lumtur” – tha Pellegrini.