MENU
klinika

Ndërhyrja e zjarrfikësve e vështirë

Vijon prej tre ditësh zjarri në Karaburun, digjen pemë e shkurre

29.07.2021 - 09:26

Vijon prej tre ditësh zjarri në gadishullin e Karaburunit.

Zjarri ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pemë e shkurre, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë për shkak të terrenit malor.

Ndërkohë po punohet me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve, pasi automjetet e kanë të pamundur të ngjiten pranë vatrave të zjarrit. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.