MENU
klinika

Tetë ditë zjarr

Vijon të digjet kurora e Tomorrit

05.07.2021 - 12:16

Prej tetë ditësh kurora e malit me pisha në Tomorr vijon të digjet. Flakët janë përhapur nga era si dhe favorizohen edhe nga temperaturat e larta.

Gjatë natës së kaluar është punuar edhe nga ajri me helikopter, ku është hedhur ujë. Ndërkohë vijon puna nga toka me forcat e xhenjos së Poshnjës si dhe zjarrfikësit e Poliçanit. Gjithashtu janë angazhuar dhe forca nga AZDM Berat.

Deri me tani mendohet të jenë djegur rreth 25 ha pyll me pisha. Sic dihet në pranga kanë rëne dy personat që i kane vënë zjarrin pyllit, Bardhyl Murati dhe Elton Topi.