MENU
klinika

Digjen rreth 30 ha kullota!

Vijon zjarri në malin e Dukatit

25.07.2021 - 10:43

Një zjarr i rënë që mbrëmjen e djeshme në malin e Dukatit vijon të jetë aktiv duke djegur deri më tani mbi 30 hektar kullota.

Paraditen e sotme, zjarrfikësit bënë të mundur izolimin e zjarrit, por era e fortë riaktivizoi sërish flakët.

Bëhet me dije se forcat zjarrfikëse janë tërhequr tashmë për shkak të erës së fortë dhe natës, ndërsa do të rifillojnë punën ditën e nesërme.

Nga flakët nuk rrezikohen banesa, por sipërfaqe me kullota.