MENU
klinika

Kështu e ka etiketuar 'Reporterët pa Kufij'

Viktor Orban, “grabitqar i lirisë së shtypit”

06.07.2021 - 08:15

Reporterët pa kufij e kanë etiketuar kryeministrin Hungarez Viktor Orban një grabitqar të lirisë së shtypit.

Është hera e parë që kryetari i një qeverie të Bashkimit Evropian shfaqet në këtë listë, së bashku me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, presidentin e Sirisë, Bashar Al-Assad, e të tjerë.

Përveç Orban, lista përfshin gjithashtu edhe liderët e tjerë si presidenti brazilian Jair Bolsonaro, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman dhe udhëheqësi i Hong Kongut Carrie Lam.

Sipas organizatës të tillë krerë shtetesh mishërojnë në një mënyrë veçanërisht drastike shtypjen e pamëshirshme të lirisë së shtypit. Reporterët pa Kufij është shprehur se Orban përdori i shënjestroi mediat me mjete të tilla si mashtrimet politiko-ekonomike, diskreditimi dhe vetëcensura.

Metodat e tyre të shtypjes janë të ndryshme, por shërbejnë për të njëjtin qëllim, për të parandaluar raportimin kritik me çdo kusht. Shtypi rajonal i Hungarisë ka qenë plotësisht në pronësi të sipërmarrësve që janë miq me Orbanin, që nga vera e vitit 2017.

Në Indeksin e Lirisë së Shtypit, të përpiluar nga Reporterët pa Kufij këtë vit, Hungaria është renditur e 92-ta në mesin e 180 vendeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kadare dhe intelektualët paralajmërojnë

“Evropa do të zhduket nën dallgët e populizmit”