MENU
klinika

Kujdes

A e dini sa e rrezikshme është kur qeni lëpin fëmijën tuaj?

12.08.2021 - 10:58

Është shumë e rëndësishme të krijojmë kujdes për kafshët shtëpiake. Dashuria e tyre pa kushte na bën të ndihemi më mirë dhe asnjëherë nuk ndihemi vetëm në praninë e tyre. Por kur bëhet fjalë për marrëdhënien midis qenit dhe femijës, duhet të kemi kujdes.

Mund të jetë diçka argëtuese për fëmijën dhe për ju teksa i shikoni që luajnë bashkë. Kini parasysh që qenushi apo qenushja juaj nuk është aq e pastër sa mendoni. Kur ktheheni në shtëpi, ju e puthni qenushin, por fëmija juaj nuk duhet ta shohë këtë veprim. Sistemi imunitar i një fëmije nuk është aq i fortë dhe efektiv sa i një të rrituri. Të gjithë e kemi dëgjuar mitin që “goja e qenit është më e pastër se e një njeriu”, por e vërteta është se kjo nuk është e vërtetuar nga ndonjë studim. Faktike është që bakteret orale që shkaktojnë sëmundje qëndrojnë dhe në gojën e njeriut dhe në gojën e qenit. Duhet të kemi parasysh që qentë nuk janë të vetëdijshëm se ku e vendosin gjuhën e tyre.

“Gjuha e tyre është si një letër higjenike, pasi e përdorin për të pastruar organet e tyre gjenitale”,- thotë Marc Leavy, specialist i kujdesit shëndetësor në Baltimore. “Studimet kanë konfirmuar se mukoza e qenit mund t’ju shkaktojë infeksione të gojës apo të mishit të dhëmbëve.”

Pra, një lëpirje e thjeshtë mund të ketë pasoja mjaft serioze, kur bëhet fjalë për kalimin e mikrobeve nga qeni tek njeriu. Një çështje tjetër e rëndësishme është ushqimi i qenve. Nëse përdorni ushqim të papërpunuar, si për shembull mish të pabërë, qeni mund të marrë baktere të cilat çojnë në probleme serioze. Mund ta mbartin një bakter pa shenja sipërfaqësore, por nëse e përcjell tek fëmija mund të sjellë simptoma të rënda.

Kështu që është mirë t’i mësoni vogëlushët tuaj ta shprehin nga larg dashurinë për qenin.