MENU
klinika

Çfarë thonë studiuesit?

A është e vërtetë që ditët po zgjaten?

29.08.2021 - 10:10

Një miliardë e gjysmë vite më parë, ditët në tokë zgjasnin më pak se 19 orë dhe me shumë mundësi pas një miliardë e gjysmë vitesh mund të zgjasin deri në 30 orë.

Një miliardë e gjysmë vite më parë ditët në tokë zgjasnin vetëm 18.7 orë: Kështu shkruhet në një studim të përbashkët të universiteteve të Kolumbisë (New York) dhe Wisconsin, mbi të dhënat e Observatorit të Tokës Lamont-Doherty, i cili ka shkuar më tej sesa ka qenë e mundur deri më sot. Zgjatja e ditëve është një proces progresiv, lidhur me ndikimin gravitacional që planetët e tjerë ushtrojnë në Tokë. Ky ndikim përcakton variacionet në formën e orbitës së tokës, pjerrësinë e boshtit, si dhe lëvizjen e rrotullimit të planetit tonë.

Studiuesit, në veçanti, kanë llogaritur se 1.4 miliardë vite më parë ishte mbi të gjitha Hëna që ndikoi në lëvizjet tokësore, duke qenë shumë më afër se ajo që është sot.Ky përfundim u arrit nga rindërtimi i lëvizjeve të dy trupave qiellorë me një qasje astro-kronologjike, një metodë statistikore që kombinon sondazhet astronomike dhe gjeologjike për të studiuar sistemin diellor prapa në kohë.

Studiuesit në fakt kanë ekzaminuar sedimentet që janë grumbulluar në fund të oqeaneve gjatë mijëvjeçarëve, për të kuptuar ndryshimet klimatike që kanë ndryshuar në planetin. Kjo bëri të mundur llogaritjen e pozitës së Tokës dhe Hënës në një të kaluar të tillë të largët.

Sipas Focus.it, në rastin e Hënës, energjia e shpërndarë nga fërkimi i baticës kontribuon në ngadalësimin. Sasia e shkaqeve të ndryshme do të çojë, pra, në një zgjatje të ngadaltë të ditëve, të cilat mund të zgjasin deri në 30 orë në mes të një dhe një miliardë e gjysmë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN